for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Multimedia dhe Burime skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
30 Gusht 2008

OMGJ - alarmi dhe e vėrteta

Kohet e fundit, me pak ne mediat e shkruara e me shume ne ato elektronike, po debatohet per ndikimin e Organizmave te Modifikuara Gjenetikisht (OMGJ) per shendetin e njerezve e kafsheve. Shqetesimi ka ardhur nga shoqatat e mjedisit dhe ato te bujqesise organike.

Ky debat i nxorri mediat nga tuneli i kronikave te zeza e debateve politike te deritanishme duke i dhene lexuesit me shume informacion edhe per probleme te tjera te rendesishme e te domosdoshme. Debati do te jete me ndikim te publiku per ndergjegjesimin e konsumatorit shqiptar dhe rritjen e pretendimin e tij ndaj produkteve bujqesore e blegtorale qe konsumon. I pare ne kete veshtrim, mendoj se diskutimi i problemit eshte pozitiv dhe efektiv.
OMGJ-te jane produkte bimore ose shtazore te modifikuara me ndihmen e inxhinierise gjenetike, rezultat i studimeve e arritjeve te biologjise molekulare ne dhjetevjeēaret e fundit te shekullit te kaluar.

Synimi i ketyre modifikimeve eshte sipas rastit; rritja e prodhimtarise apo permiresimi i disa cilesive negative te produkteve ekzistuese. Debati pro dhe kunder tyre ka lindur vite me pare sidomos midis Europes dhe SHBA-se. Kontinenti i vjeter eshte treguar me konservator dhe i rezervuar ndaj tyre, kur ai Amerikan, prej vitesh, i ka hedhur te tilla produkte ne tregun e konsumit.
Debati, por me tone me te zbutura, vazhdon edhe sot si nga presioni i shoqatave ambjentaliste europiane, por edhe si sfide e konkurrences tregtare midis vendeve.

Tek ne shoqatat ambientaliste kane qene te vonuara jo vetem per OMGJ-te, por ne teresi per mbrojtjen e konsumatorit shqiptar nga perdorimi i produkteve ushqimore te demshme per shendetin te prodhuara ne vend apo te hyra me rruge tregtare nga jashte. Iniciativa e ketyre shoqatave mendoj se duhet pershendetur, por fatkeqesisht objekti i zgjedhur kesaj here per kundershtim duket jo shume i goditur. Behet fjale per nje sasi misri e miell soje te ekstraktuar qe eshte duke ardhur nga SHBA per t’u perdorur per ushqim kafshesh dhe jo si fare per tu mbjelle e per tu perhapur. Askush, deri me sot, si pruresit e mallit, (IFDC-ja) ashtu dhe kundershtaret (shoqatat organike) nuk kane marre persiper e te prononcohen me analiza nese keto produkte jane apo jo OMGJ!

Debati po behet vetem ne parim, i pa argumentuar shkencerisht per rastin konkret. Miseri qe po vjen eshte i shoqeruar me analiza te cilesive kryesore ku perfshihet dhe ato qe lidhen me rrezikshmerine. Sipas flete analizave ai rezulton negativ per testin e Starlink dhe aflatoksina. Pra i perdorshem dhe pa efekte negative per kafshet dhe produktet blegtorale.Pretendimi i shoqates organike se “misri starklin (lexo starlink) eshte ndaluar per konsum edhe ne SHBA” botuar keto dite ne disa gazeta eshte genjeshter dashakeqese dhe e pa bazuar ne analiza. Po keshtu eshte dashakeqese hamendja krejtesisht e pa bazuar se “ngarkesa me OMGJ, vjen ne kohen e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi” botuar ne gazeten e “pavarur” politike “Dita” nga shkencetaret e bujqesise organike.

Jo zoteri mos i ngaterroni gjerat me politiken qe ju kini nder mend te beni ne dem te sqarimit te argumentuar e shkencor te problemit sepse ju jeni per te informuar e jo disinformuar pa fakte publikun.
Mielli i ekstaktuar i sojes gjitashtu nuk eshte konfirmuar si OMGJ, por sido qe te jete dihet se ne Amerike pjesa me e madhe e prodhimit dhe perdorimit te sojes eshte OMGJ, kontigjente te se cilese vine e perdoren per ushqim kafshesh dhe ne Europe. Pra, me perdorimin e ketyre produkteve si ushqim per kafshe nuk kemi te bejme me asnje rrezikshmeri. Lidhur me strategjine qe duhet ndjekur ne te ardhmen me kultivimin apo zgjerimin e produkteve OMGJ, natyrisht qe do te duhet te percaktohen kritere shkencore e ligjore mbeshtetur ne arritjet me te mira boterore dhe legjistacioni e KE ne pershtatshmeri me kushtet tona te zhvillimit te bujqesise e te kerkesave te konsumatorit shqiptar

Por nga te gjithe do te duhet te dihet se eshte e vertetet qe produktete puro natyrale jane me te shijshme e me te mira, por me to nuk mund te perballohen kerkesat ne rritje te popullates per ushqim. Prodhimet e modifikuara jane e keqija me e vogel e domosdoshme. Mos harrohet se cilesi potenciale demprurese per shendetin nuk kane vetem OMGJ-te, por dhe objektet e materialet plastike te ambalazhimit dhe vete produktet natyrale kur ato prodhohen perpunohen e tregtohen ne kushte higjienike te pa pershtateshme.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel