OSBE te perkufizohet me qarte
|
Nga Sabri GODO /OSBE ka luajtur ne vite nje rol me rendesi ne zgjidhjen e krizave qe kemi perjetuar. Mdihmesa e saj ka qene e pazevendesueshme ne proceset zgjedhore dhe ne ecurite e vendit ne teresi. Mendoj se prania e OSBE-se do te jete e nevojshme edhe ne vitet qe vijne, se paku derisa te bejme tre here rradhaz zgjedhje te pranuara nga te gjithe. Atehere mund te themi se ky vend hyri ne zhvillimin e vertete te demokracise. Le te shpresojme se dite te tilla do te vijne. Nderkohe, nuk e quaj ndonje sakrilegj qe OSBE-se dhe ndonje organizem tjeter i huaj, t u behen aty-ketu observacione, gjithnje ne frymen e bashkepunimit te ndershem e te sinqerte.
Z. Liponen dhe stafi i tij u aktivizuan maksimalisht ne zgjidhjen e dy nga problemet qe mundojne se tepermi politiken tone: Arritjen e marreveshjes per Kodin Zgjedhor dhe Ligjin mbi Kthimin e Pronave. Pjesmarrja e OSBE-se ne trajtimin e ketyre dy problemeve madhore ishte dhe eshte padyshim mjaft e mirepritur. Vecse, e thene shkurt, marrja e autoresise nga OSBE ne hartimin e dy projekt-ligjeve te permendura krijon situata jo dhe aq te kendshme. Kodi Zgjedhor, per te cilin forcat politike pretendojne se u be kryesisht nen kujdesin e OSBE-se dhe ne zyrat e saj, u provua si nje kod i veshtire per t u lexuar ne disa pasazhe dhe qe solli disa ngaterresa ne zbatimin praktik, ne zgjedhjet e 12 tetorit. Ky kod ndeshkoi pluralizmin parlamentar, duke favorizuar dy forcat politike kryesore. Po Shqiperise mbase do t i duhen edhe 20 vjet te tjere zhvillimi demokratik per te kaluar ne sistemin anglo-sankson dypartiak. Tani shumekush therret se Kodi Zgjedhor duhet rishikuar me seriozitet. A eshte e gatshme OSBE t ia hyje kesaj pune? Nese po, duhet te filloje menjehere rishikimin, sepse zgjedhjet e parakoheshme trokasin fort tek dera dhe per t i mbajtur ato, na duhen medoemos Kodi i sakte Zgjedhor dhe lista te pastra. Hartimi nga OSBE i projekt-ligjit per kthimin e pronave me duket dhe me shqetesues. Ne lexim te pare, ky projekt-ligj le ne fuqi ligjin 7501 mbi token, nen emertesen e shtetezimit per interesa publike. Veshtire se gjendet ndonje jurist i respektuar qe t i beje ligjit 7501 nje interpretim te tille. Edhe po te pranohet ligji 7501 si shpronesime per te miren publike, duhet pare si eshte zbatuar ky ligj nga brenda dhe atehere do te dalin ne shesh faktore te mjafte per ta rrezuar. Duke i qendruar komentit ne pikat kryesore them se: - Projekt-ligji per token i hartuar nga OSBE bie ne kundershtim me nenin 41 te Kushtetutes. - Projekt-ligji ne fjale, bazohet kryesisht ne kompensimin ne vlere dhe si i tille behet i parealizueshem. Sot, dhe se paku per 10 vjetet qe vijne, veshtire se do te gjendet ne arken e shtetit shqiptar ndonje leke per destinacione te tilla. - Projekt-ligji i OSBE-se zgjidh ne menyre gjysmake problemin shume te nderlikuar te prones dhe zgjidhjet gjysmake jane gjithnje te demshme e te rrezikshme. Per te dy rastet, si per Kodin Zgjedhor dhe per Ligjin mbi pronat, sipas mendimit tim, OSBE duhet te ishte kufizuar ne dhenien e konsulences dhe ndihmes teknike, pa lejuar qe pala shqiptare te spekulloje, duke ia veshur teresisht autoresine OSBE-se. Situata te tilla jane me pasoja. Askush s mund te thote se zbatimi i projekt-ligjit te OSBE-se mbi token dhe pronen ne teresi do te pranohet nga shumica e shqiptareve. A eshte e gatshme OSBE te marre persiper edhe zgjidhjen e konflikteve qe do te lindin nga venia e ligjit ne zbatim? Se eshte fare e sigurte, qe pushteti yne do t u thote qytetareve: O hani kete corbe, o bini e vdisni, se eshte gatuar nga vete OSBE-ja. Vec te tjerave Kuvendi i Shqiperise u vu ne kete rast edhe ne nje situate disi komike. Nje grup deputetesh do te shkojne ne Kuvend si krushq te OSBE-se, duke e cuar aty projekt-ligjin me vulen e saj. Nje rast analog si ky s mund ta gjesh ane e kend Evropes. Cdo Parlament kujdeset pak me teper per ate qe quhet dinjiteti i kombit. Kuvendi ka nisur miratimin e projekt-ligjit te derguar nga OSBE me procedim te pershpejtuar. Partite e djadhta ne Kuvend duhet te deklarojne bashkarisht se ky projekt mund te pranohet vetem duke i bere amendime thelbesore e jo me ndonje stolisje te lehte, sic mendon Partia Demokratike. Kemi pritur 12 vjet, kemi pritur 5 vjet qe nga miratimi i Kushtetutes dhe tani s mund te pranojme nje rregullim te sakatuar te prones qe do te mbante gjalle konfliktin e do te bllokonte edhe me tej zhvillimin real te ekonomise. Tre rezoluta te Kongresit e Senatit amerikan dhe rezolutat e Parlamentit te Evropes te disa viteve me pare, perifrazohen si vijon: Konfiskimi i prones lidhej me perjetesimin e sundimit komunist, prona t i kthehet fizikisht pronarit te ligjshem, aty ku kjo nuk eshte e mundur, te behet kompensimi i menjehershem ne vlefte. Ceshtja e prones nuk eshte nje reforme, por baza ideologjike e shtetit. Rezolutat qe permenda me larte e percaktojne shkeputjen e ish-shteteve komuniste nga e kaluara, ne raport te barabarte me perparimin qe bejne me kthimin e prones ligjore. Qendrimi ndaj prones ligjore shenon kufirin dallues ndermjet partive te djadhta e te majta. |



