for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Dossier > HIV/AIDS skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
30 Gusht 2008

Xhefri: SIDA po bėhet kėrcėnuese.

"Sherbimi shendetesor vazhdon te jete ne renie, ndersa varferia duke u shtuar. Po keshtu dhe mortaliteti vazhdon te jete me i larti ne Evrope, ndersa SIDA po ngre krye se tepermi duke u bere kercenuese ne Shqiperi", tha Ambasadori Amerikan ne fjalen pershendetese te tij ne konferencen e organizuar nga USAID, "Kujdesi Shendetesor Paresor", ku ishin mbledhur gati 100 mjek dhe punonjes, aktore ne fushen e shendetesise.

"Ngritja e nje sherbimi efektiv do te ndihmoje dhe ne uljen e korrupsionit, qe duhet te nise nga shendetesia dhe arsimi. Ne nje veshtrim afatgjate te gjitha reformat qeveritare, duke perfshire dhe sherbimin paresor jane kushte per te hyre ne BE", tha Xhefri. Per te ndihmuar ne keto reforma organzimat nderkombetare po ndihmojne ne trajnimin e kontribuseve te fushes.

Lufta kunder SIDA-s eshte bere sfida kryesore e shtetit Amerikan per kete arsye treguesit mbi kete semundje ne cdo vend te botes jane ne qender te vemendjes. Jo me larg se tre dite me pare administrata e Bush-it i ka derguar nje projekt, prej 15 miliard dollaresh Kongresit amerikan per te luftuar semundjen e shekullit. Kjo eshte quajtur "si mesymja me e madhe ndaj AIDS-it ne histori". Materiali, i shkruajtur ne 99 faqe, quhet si plani i emergjences se Presidentit per lehtesimin nga AIDS-i.

Ne Shqiperi te prekurit ne rritje. Nga viti '93 deri tani jane identifikuar si te prekur nga HIV/ SIDA 122 raste, tek 44 prej tyre po zhvillohet semundja e AIDS. Sipas rregullave ne mjeksi ku numer shumezohet me 10 per te gjetur numrin e perafrt te personave t einfektuar, qe i bie te jete mbi 1200 vete. Deri tani kane vdekur rreth 35 veta. Ne shume burrat kane infektuar dhe bashkeshortet e tyre. Numerohen rreth 34 gra te prekura nga SIDA. Viktima ka dhe ne femije, ku numerohen rreth 5 te prekur, nje prej te cileve ka vdekur. Shumica e ketyre njerezve jane ne moshe te re 30 deri 40 vjec.

Trajtimi i te semureve me retro-virale, barna te cilat ju zgjasin jeten te prekurve me SIDA, duke i bere qe te jetojne si njerezit e tjere, ende nuk ka nisur ne Shqiperi, ndersa ne vendet e tjera kane vite qe perdoren. Ende pa perfunduar viti i kaluar Ish-Ministri i Shendetesise, Mustafa Xhani premtoi blerjen e ketyre barnave. Po keshtu dhe Ministri i Shendetesise Solis premtoi qe ne muajin e pare te ketij viti me nje fond te vecante, 150 mije dollare do te blihej paketa e barnave per trajtimin e te prekurve me SIDA. Janari kaloi dhe deri tani s'ka asgje konkrete. Ilacet kushtojne me teper, por vendi yne do te perfitoje ne baze te nje marrveshje te lidhur me OBT, Organizaten Boterore te Tregetise per cmime te reduktuara per vendet ne zhvillim. Me keto barna do te trajtohen 44 veta tek te cilet po zhvillohet AIDS-i.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel