for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Opinione dhe analiza skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
07 Shtator 2008

Godo: Tė ndryshojė politika, jo Kushtetuta

“Eshtė e rrezikshme pėr njė shoqėri tė pakonsoliduar, si kjo e jona, tė mėsohet tė vėrė dorė mbi Kushtetutėn”.
Bashkėhartuesi i Kushtetutės sė aprovuar nė vitin 1998, republikani Sabri Godo, nuk heziton tė pranojė se edhe Kushtetuta qė ka “bekuar” ai dhe Imami, ka nevojė pėr t“u parė, por, gjithmonė sipas tij, vetėm nė amendime e jo ndryshime tė rėndėsishme.

Godo e shikon defektin mė tė madh jo te Kushtetuta, por te zbatimi i saj, ndaj i bėn thirrje politikės qė tė mos bėjė demagogji e tė mos kėrkojė justifikim te mospėrsosja e Kushtetutės. “Tė gjithė jemi tė bindur se me disa nene thelbėsore ėshtė bėrė shkelje e demagogji. Rasti i ligjit me pronat ėshtė mė flagranti”, thotė Godo, duke kujtuar se, pa zbatimin e Kushtetutės, nuk mund tė pretendohet ndėrtimi i shtetit ligjor. Republikani ka akuzuar gjithashtu mazhorancėn se me ēėshtjen e pronės ėshtė mashtruar, jo vetėm oponioni vendas, por edhe ai ndėrkombėtar.

Ndėrkohė, plaku republikan shpjegon edhe rolin e grupit tė “tė urtėve”. Sipas tij, gjithēka ėshtė vetėm nė kuadėr tė dhėnies sė mendimeve pėr ndihmė tė Presidentit dhe asgjė nga kėto tryeza nuk mund tė jetė imponuese pėr tryezat politike.

Flitet pėr ndryshime tė Kushtetutės. A vjen kjo pėr shkak tė defekteve tė hartimit, apo tė nxitimit tė atyre qė merren me zbatimin e saj?

Kushtetuta nuk ėshtė e pėrsosur. Besoj se nuk mund tė gjenden Kushtetuta tė pėrsosura nė asnjė vend tė botės. Jeta ecėn. E nesėrmja nuk mund tė ketė tė njėjtat kėrkesa tė sė djeshmes. Nga kjo buron edhe nevoja pėr tė amenduar Kushtetutėn. Po them “amendim” dhe jo “ndryshim”. Nga pikėpamja juridike, kėto terma kanė kuptime tė veēanta. Tė ndryshosh Kushtetutėn, do tė thotė tė ndryshosh sistemin. Kushtetuta jonė ende nuk ka mbushur 6 vjet, e megjithatė kanė lindur kėrkesa pėr “amendime”, kryesisht nė fushėn e probleme elektorale. Unė besoj se, kėto mund tė zgjidhen me vullnetin e mirė tė forcave politike, nė frymėn e Kushtetutės, pa qenė nevoja tė amendohet.

Pse ju nuk shihni tani pėr tani asgjė pėr t’u korrigjuar nė Kushtetutė?

Nuk kam njohuri tė mjafta nė fushėn juridike, megjithatė po shfaq njė mendim. Thashė se, nuk ėshtė e nevojshme tė amendohet tani lidhur me problemet zgjedhore, por nė tėrėsi ndaj saj mund tė bėhen objeksione. Ndėr mė kryesoret pėrmend, zgjedhjen e Presidentit tė Republikės, zgjedhjen e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe miratimin e kodeve. Kushtetuta parasheh thirrjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme dy herė radhas, nėse Kuvendi nuk arrin tė zgjedhė Presidentin. Kjo ėshtė absurde. Meqė nė njė republikė parlamentare si kjo e jona, zgjedhja e Presidentit i pėrket Kuvendit, kur nuk arrihen 3/5 e votave, mund tė kalohet nė zgjedhjen me shumicėn 50 pėr qind plus 1. Kėsaj here e hodhėn hendekun me formulėn e “konsensusit” tė imponuar nga Evropa, por nuk ka tė ngjarė qė konsensusi tė funksionojė edhe nė tė ardhmen.

Nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, bėjnė pjesė edhe kryetarė tė Gjykatave. Ėshtė vėshtirė qė, kėta, tė votojnė kundėr vetvetes, kur ndonjėri prej tyre duhet tė shkarkohet. Pėr tė qenė ky Kėshilli i paanė nė ushtrimin e detyrave, duhet qė anėtarėt e tij tė jenė funksionarė pa tė drejtėn qė tė ushtrojnė nė tė njėjtėn kohė pėrgjegjėsi tė tjera. Kemi mungesė serioze nė Kodet dhe vėshtirėsi nė miratimin e tyre me 3/5 e votave nė Kuvend. Edhe kjo, duhet tė kalojė nė miratimin me shumicėn e thjeshtė tė tė gjithė deputetėve. Amendimet qė pėrmenda, dalin si mė evidente. Por kėto, si edhe ndonjė objeksion tjetėr qė mund t’i bėhet Kushtetutės, nuk janė domosdoshmėri e ditės. Meqė ėshtė kėshtu, le tė presim. Ėshtė shumė e rrezikshme nė njė shoqėri tė pakonsoliduar si e jona, tė mėsohemi tė vemė dorė nė Kushtetutėn, qė ėshtė libri themelor i shtetit. Gjithsesi, amendimet duhet t’i nėnshtrohen njė debati publik tė gjerė.

Flitet shpesh pėr shkelje tė Kushtetutės. Cilat janė ankimet tuaja?

Synimet kryesore tė Kushtetutės janė garantimi i lirive tė individit dhe balancimi i tre pushteteve. Kemi shkelje tė vazhdueshme tė tė drejtave tė njeriut, gjė qė provohet edhe nė raportet periodike tė institucioneve ndėrkombėtare. Kurse, simetria e tre pushteteve, vuan sidomos nga mosfunksionimi i Gjyqėsorit, qė ēon nė shkatėrrimin e shtetit tė sė drejtės, nė anarkinė institucionale, nė rritjen vertikale tė korrupsionit dhe nė sundimin e individit. Kėtė mund ta shohėsh ēdo ditė nė jetėn tonė politike, nė funksionimin e institucioneve. Kushtetuta ėshtė shkelur haptaz edhe nė zbatimin e neneve pėr zgjidhjen e problemit tė pronės. Qėndrimi i njerėzve nė pushtet kundrejt zbatimit tė Kushtetutės, ėshtė krejt demagogji. Sa kohė tė vazhdojė kėshtu, nuk do arrijmė kurrė tė vendosim ligjin, shtetin e sė drejtės dhe t’i hapim rrugėn demokracisė.

A mendoni se do tė kthehet prona me ligjin qė po diksutohet nė Kuvend?

Kėtij ligji i mungon mbėshtetja logjike dhe ajo materiale. Projekti ėshtė bėrė nė kanēeleritė pa njė studim tė gjendjes reale. Projekti nuk mbėshtetet nė mundėsitė reale tė kompesimit nė vleftė. Mjaftojnė kėta dy elementė pėr tė arritur nė pėrfundimin e qartė se, ky projektligj ėshtė vetėm tym e qė do tė rėndojė edhe mė tepėr problemin e ndėrlikuar tė pronės. Qeveria dhe pjesėrisht Kuvendi, po ecin nė kėtė rrugė qorre sa pėr tė larė duart kundrejt detyrimit kushtetues dhe sidomos pėr tė mashtruar Evropėn se e vumė nė vend pronėn ligjore, qė ėshtė ndėr tė drejtat themelore tė njeriut dhe baza e zhvillimit tė ekonomisė.

A mendoni se Kėshilli i tė Urtėve, i thirrur nga Presidenti do tė ketė ndikim nė mbrojtjen e Kushtetutės dhe zgjidhjen e problemeve tė procesit zgjedhor?

Kam spjeguar disa herė se ky Kėshill ka funksionin e vetėm tė shkėmbejė ndonjė mendim me Presidentin. Ky shkėmbim mendimesh, mund t’i shėrbejė personalisht Presidentit, nėse ai nxjerr ndonjė dobi vetjake prej tyre. Ēdo supozim tjetėr mbi rolin e kėtij Kėshilli, ėshtė krejt jashtė vendit. Pėr sa i takon Kushtetutės, institucioni i Presidencės ka funksionin e vet tė pėrcaktuar po nė Kushtetutė, mbrojtja e sė cilės kėrkon vullnetin e tė gjitha forcave politike, gjithė institucioneve e shoqatave dhe mė nė fund tė ēdo individi.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel