for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Opinione dhe analiza skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
07 Shtator 2008

Mbi vdekjen e palavdishme tė shqiptarit

Le tė kuptohemi drejt qysh nė fillim: fjala kėtu nuk ėshtė pėr ndonjė vdekje tė turpshme, nga ato vdekje, pėr tė cilat tė vjetrit tanė thoshin se e nxjerrin nė harresė dhimbjen. Megjithatė, njė sqarim i tillė paraprakisht nuk e thjeshton vėrtet punėn e arsyes time pėr tė rrokur sadopak zanafillėn e njėrės nga dramat shqiptare mė ngjethėse nė kėtė kapėrcyell shekujsh...

...Cila ėshtė drama?

Ka disa arketipe, por unė po veēoj vetėm tri prej tyre, ato qė mė duken mė tronditėset, duke i paraqitur pėrmes shembujsh tė kronikės sė zezė.

1.Tė mėrkurėn e shkuar u njoftua nė media se pėrsėri nė Elbasan, dy vajza tė reja, njė shtatėmbėdhjetė vjeēare nga Belshi dhe njė studente nė Universitetin e kėtij qyteti, ishin rrekur tė vrisnin veten. Njėra prej tyre, studentja, kishte marrė krejt si nėpėr filma, njė grusht tė madh me ilaēe, kurse tjetra, ajo mė e reja, kishte gėlltitur njė sasi bar miu. Vdekja ėshtė gjithmonė e tmerrshme sidomos pėr atė, qė e pėson, edhe pėr ata, qė mbetėn pas, tė njohur a tė panjohur tė viktimės. Ama vdekja me bar miu bėhet lemeri fare pėr tė gjithė.

Dhe nuk ėshtė e para vdekje e kėtij lloji nė vendlindjen e ballokumes. Le tė shpresojmė se ėshtė e fundit! Para pak ditėsh, njė e pėrditshme botoi njė koment mbi njė studim tė kryer nga dy mjekė tė nderuar tė kėtij qyteti, Nikollaq Thano dhe Behar Gjevori. Nuk ėshtė nevoja tė ndalem edhe unė te puna e tyre, qė meriton gjithė respektin. Po shkėpus nga ai material vetėm faktin pėrmbledhės e qė nuk mė shqitet nga mendja: gjatė tri vjetėve, 2000, 2001, 2002 janė regjistruar nė Elbasan 139 raste vetėhelmimesh, rreth 80 pėrqind e tė cilave janė ekzekutuar me herbicide qė gjenden me shumicė nė farmacitė bujqėsore apo veterinare. Tė dhėnat e vitit 2003 nuk njihen, por, nisur nga kurba nė ngjitje e tri vjetėve tė pėrmenduara, nisur edhe nga njė vėzhgim i sipėrfaqshėm i komunikatave tė policisė javėt e fundit, ka vend tė mendohet se fatkeqėsia ka ardhur vetėm nė ngjitje.

Njė tablo kaq makabre tė le pa gojė. Protagonistėt e kėsaj drame nuk shfaqin cilėsitė e zakonshme tė njerėzve tė dobėt apo tė lodhur nga jeta deri nė padurim. Ata e urrejnė jetėn, kjo kuptohet lehtė, por e urrejnė mirėfilli edhe trupin e tyre skajmėrisht derisa i pėrgatisin njė fund aq torturues, barbarisht torturues. Nga mund t’u burojė atyre njė urrejtje kaq e thellė ndaj vetes, sa nuk le vend as pėr njė fije mėshirė? Kjo qė shtroj unė ėshtė, natyrisht, njė pyetje prej shkrimtari, e cila nuk e ndihmon detyrimisht arsyetimin politik e as atė sociologjik lidhur me fenomenin. Njihet pafuqia e shkrimtarėve pėr t’u dhėnė zgjidhje problemeve tė kėsaj natyre. Por shkrimtarėt, madje edhe atėherė kur ata kanė pranuar tė marrin pėrgjegjėsira politike, e kanė si detyrė parėsore tė zbulojnė plagėt mė tė dhimbshme tė bashkėkohorėve tė vet dhe tė thėrrasin pėr ndihmė.

2. Ja edhe shembulli i dytė:
Diku nė rrethinat e Durrėsit, vitin e kaluar, njė grua akuzon tė shoqin se ka kryer marrėdhėnie me dhunė me tė bijėn ende nxėnėse e shkollės tetėvjeēare. Njė burrė, pra, njė shqiptar nė moshė tė pjekur, pėrdhunon njė vajzė, e cila jo vetėm ėshtė e bija, por ėshtė edhe e mitur. Rast laboratorik pėr t’i pėrmbledhur nė njė tė gjitha tė kėqijat, apo siē thuhet nė gjuhėn moderne, tė gjitha perversitetet. Faqja e zezė!

Drejtėsia nis punėn e vet. Burri arrestohet. Ndėrkohė, siē e do profesioni, bėhen edhe analizat e viktimės dhe del se vajza nuk ka pėsuar kurrė ndonjė pėrdhunim as nga i ati e as nga ndonjė burrė tjetėr. Fiziologjikisht, vajza ėshtė siē i takon tė jetė pėr moshėn e vet. Pėrsa i pėrket fatit tė tė miturės, njė pėrgėnjėshtrim i tillė i fakteve tė shpallura, natyrshėm ėshtė lumturues. Megjithatė, do tė thosha se ėshtė vonė pėr tė pritur lehtėsimin. E keqja ėshtė bėrė.

Jemi pėrpara njė gruaje, e cila sajon shpikjen mė tė pėrbindshme. Pėr tė ndėshkuar dhe poshtėruar tė shoqin ajo sakrifikon pjellėn e vet, tė bijėn, njė sakrificė kjo jo vetėm tmerrėsisht e dhimbshme, por edhe po aq e ulėt. Me veprimin e saj, ajo grua nuk le mė vend qė tė tjerėt tė mendojnė pėr hallin e saj. Sepse edhe ajo njė hall e ka pasur doemos me tė shoqin. Madje njė hall tė fortė. Ndryshe nuk ka si shpjegohet aq shumė urrejtje ndaj babait tė fėmijės sė vet, pėr tė cilin mendja e saj ka pėrgatitur njė ndėshkim tė rėndė e tė shpejtė: edhe ta mbyllte nė hekura, edhe ta mbulojė pėrgjithmonė me turp. Njė hakmarrje patologjike!

Ama ka diēka thelbėsore nė kėtė histori, qė e nxjerr atė nga suazat izoluese tė rastit patologjik. Dhe kjo ėshtė pėrsėri urrejtja, e cila te protagonistja nė fjalė mbyt tė gjitha ndjenjat e tjera njerėzore dhe pėr pasojė, nga njė njeri i tillė nuk mund tė presėsh mė asgjė tė natyrshme. Sepse edhe hakmarrja, sado qė me pėrmbajtje tė dėnueshme, qoftė nga pikėpamja fetare, qoftė nga pikėpamja juridike, e shprehur brenda disa caqeve, mbetet gjithsesi njė shfaqje e parashikueshme brenda natyrės njerėzore. Jashtė kėtyre caqeve hakmarrja e humbet edhe kėtė tė drejtė tė vogėl, e cila nuk ėshtė kurrsesi pėrligje, ėshtė thjesht njė mundėsi pėr ta klasifikuar brenda papėrsosmėrisė sė njeriut. Sėrisht del pyetja se nga mund tė burojė gjithė kjo urrejtje, ēfarė e ushqen?

3. Nė rastin e tretė veēova dy shembuj, jo se njėri nuk do tė mjaftonte, por se mė duket sikur plotėsojnė njėri-tjetrin dhe krijojnė njė tablo ku shumė e shumė tė tjerė mund ta gjejnė veten.

Nė Libohovė njė burrė nė lule tė moshės godet me sėpatė baxhanakun e vet. E tillė siē u tregua nė shumė gazeta, historia ėshtė fillim e mbarim absurde. Vrasėsi i mbetur nė tentativė, siē do tė shprehej prokurori, kthehet vonė nė mbrėmje nė shtėpi, ca thonė i dehur, ca thonė i pirė, dhe gjen dy bujtės tė njohur: motrėn e gruas sė vet me tė shoqin, tė cilėt kishin ardhur pėr qejf. Me sa duket nuk i pėlqen prania e tyre dhe zemėrimin e shfryn burracakėrisht mbi tė shoqen. Ngrihet dikur baxhanaku t’i ndajė, siē do t’i takonte ēdo njeriu normal, dėshmitar i njė skene tė tillė, dhe i zoti i shtėpisė zbulon sakaq arsyen e vėrtetė tė tėrbimit tė vet. Ai rrėmben sopatėn dhe godet mikun. Do tė mė pėlqente tė thosha: as parė, as dėgjuar! Por nuk ėshtė mė ashtu.

Nė Librazhd, dy fėmijė pesė a gjashtė vjeēarė, fqinj e pėr mė tepėr kushėrinj tė parė, grinden siē janė grindur e pajtuar nė jetė tė jetėve dhe kudo nė botė fėmijėt e kėsaj moshe. Tė nesėrmen nėna e njėrit, grua e re, i merr hakun tė birit duke e vrarė tjetrin me gurė pas kokės.

Gjithēka ėshtė kaq makabre nė kėto krime, kaq mesjetare, sa pėrpiqem ta pėrmbledh sa mė shumė pėrshkrimin e tyre, ndėrkohė qė ndiej edhe njė pafuqi gjuhėsore pėr tė shprehur turbullirėn time pėrpara fakteve. Po a mjafton turbullira qė mė pushton, pėr tė qenė sadopak i dobishėm nė kėto rrethana?

Nuk ėshtė kryesore tė mbahet mend nėse ndėrruan apo nuk ndėrruan jetė viktimat. Do tė thosha se tė tri kėto arketipe tė dramės sė sotme shqiptare pėrmbajnė nė vetvete vdekjen, madje njė vdekje tė pangjashme me atė qė sjell sėmundja, pleqėria apo edhe njė aksident. Ėshtė vdekja e shpirtit dhe e mendjes sė individit, e qė ėshtė vdekja padyshim mė tronditėse sepse asgjėson njeriun pa e mbyllur atė nė arkivol, pa e vajtuar me ligje e as pa i vėnė lule te koka, dhe si e tillė, ajo vepron nė shoqėri si njė sėmundje ngjitėse nė sajė tė tharmit qė e ngjiz, e qė ėshtė urrejtja, njė urrejtje e verbėr dhe e shumėfishtė, e drejtuar po aq kundėr vetes sa edhe kundėr njeriut tė afėrm. A janė kėto simptomat e njė shkatėrrimi tė njeriut shqiptar tė kapėrcyellit tė shekullit? Shkrimtari nė kėtė rast nuk mund tė zėvendėsojė me pyetjet e veta as sociologun e as politikanin, aq mė pak psikologun, tė cilėt, pėr vetė natyrėn e profesionit tė tyre, kanė njė veprim mė tė drejtpėrdrejtė mbi shoqėrinė. Por shkrimtari, duke shpallur botėrisht turbullirėn e vet pėrpara faktesh tė tilla, tregon sė paku se nuk ka tabu dhe pėrmbush kėshtu nje aspekt thelbėsor tė detyrės sė vet.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel