Rrena, mashtrime dhe Strategji pėr Kosovėn
|
Politika e zero-tolerancės ndaj korrupcionit ėshtė vetėm njė mashtrim tjetėr i UNMIK-ut dhe Qeverisė sė Kosovės.
Me 24 maj, Zyra e Kryeministrit tė Kosovės e publikoj strategjinė pėr antikorrupcion nė konferencėn Kosova Lufton Korrupcionin. Tė gjithė prezentuesit nė konferencė e pėrshkruan korrupcionin si kancer qė po e shkatėrron shoqėrinė Kosovare. Pėr shkrimin e 24 faqeve tė strategjisė janė dashur gati 3 vjet. Plani i Veprimit pa tė cilin kjo strategji nuk mund tė zbatohet dhe ligjet pėrcjellėse ndoshta do tė shkruhen nė 2005. Strategia e definon korrupcionin si ēdo shkelje e detyrės sė personave zyrtarė . Nė tė thuhet se Strategjia mund tė funksionoj vetėm nėse rekomandimet e sajė zbatohen nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe vullnetare. Nė rradhėt e para tė publikut ishte i ulur Ali Sadriu, Minister i Ekonomisė dhe Financave. Ai i ka ndarė kontrata me vlerė qindra mijra Euro nipit tė tij. Strategjia u lavdėrua nga Jean Cady, drejtues i Shtyllės I, (Polici dhe Drejtėsi) tė UNMIK-ut, i cili e shprehu edhe njėherė politikėn e tyre pėr zero-tolerancė ndaj korrupcionit. Cady dukej se nuk ishte i vetėdijshėm pėr miliona Euro qė i kanė akumuluar Zyrtarėt e Gjykatave Komunale qė e kanė pėr detyrė ti vulosin kontratat tė gjitha prej rrogave prej mė pak se 300 nė muaj. Cady poashtu nuk ishte I vetėdijshėm qė Policia e UNMIK-ut ende punėson Policė qė janė ekspozuar tė ken lidhje me krim tė organizuar. Polici Korotenko vetėm u transferua pasi qė pėrfshirja e tij nė gypat pėr kontrabandė tė benzinės nė Kosovė u paraqit nė media para gati dy vitesh. Ēdokund tjetėr, Cady do tė pėrjashtohej nga puna si i paaftė. Nė Kosovė, ai ėshtė pėrgjegjės pėr institucionet e zbatimit tė Strategjisė. Thiery Bernard Guile, kryesuesi i Agjensionit Evropian pėr Rindėrtim (EAR) poashtu foli nė konferencė, duke lavdėruar kontributin e EU-sė nė zhvillimin e Strategjisė. Guile si duket nuk e dinte se shenjat qė me krenari tregojnė se rrugėt e Kosovės janė rindėrtuar nga EU nuk mund tė lexohen. Ato janė tė mbuluara nga balta e gropave qė paraqiten po sa tė pėrfundoj puna e asfaltimit. Nėn menagjimin e Nicholas Lambsdorff, drejtues i Shtyllės sė IV tė UNMIK-ut (EU - Ekonomi), besimi i investitorėve nė privatizim ėshtė shkatėrruar plotėsisht dhe procesi ėshtė bllokuar. Ēfardo shprese pėr investime direkte nga jashtė ėshtė humbur dhe me te ēdo shpresė pėr rimėkėmbje ekonomike pėr Kosovėn. Nė EU, veprime tė tilla do tė cilėsoheshin si shkelje kriminale e detyrės. Pėr tė punėsuarit e EU nė Kosovė, tė gjitha janė pjesė e Strategjisė. Pesė vite pas luftės, me mijėra qytetarė tė Kosvės tė tė gjitha pėrkatėsive etnike ende jetojnė nė vendbanime tė pėrkohshme dhe nė tenda. Kryetari Ibrahim Rugova paraqet planė pėr ndėrtimin e Shtėpisė sė Bardhė si shtesė pallatit tė tij pesė katėsh nė Prishtinė. Ligjet pėr anti-korrupcion duhet tė shkruhen dhe aprovohen nga Kuvendi i Kosovės. Nexhat Daci, Kryetari i Kuvendit ėshtė duke e rregulluar zyrėn e tij me 800,000. Kėso sjelljesh nga udhėheqės institucional do tė ishin raste tė shkėlqyeshme pėr kritika nga partitė tjera politike. Kritika tė tilla nuk priten tė dalin nga pallatet e Hashim Thaēit, Ramush Haradinaj, apo Ministrave tė tyre nė Qeverinė e Kosvės. Strategjia e kolaicionit qeverisės nė Kosovė duket qė nuk ėshtė asgjė mė shume se ndarje e tallit mes liderėve politik. Personat puna e tė cilėve ėshtė qė Kosova tė ketė qeverisje efikase dhe me pėrgjegjėsi demokratike kanė treguar mungesė tė qartė tė vullnetit politik pėr ta zbatuar kėtė. Si duket ata as qė e janė tė vetėdijshėm qė kjo ėshtė detyra e tyre se ata paguhen pėr kėtė. Po tė zbatohej Strategjia e Antikorrupcionit si ligj, e jo nė mėnyrė vullnetare, shumica prej tyre, si vendore ashtu edhe ndėrkombėtar, do tė pėrjashtoheshin nga puna apo do tė bugosehin pėr shkelje tė detyrės zyrtare! Ėshtė detyra e shoqėrisė civile qė tė kėrkoj pėrgjegjėsi nga udhėheqėsit e zgjedhur dhe zyrtarėt publik. Ne nė Forum kemi marrė pjesė nė pėrpilimin e kėsaj dhe strategjive tė tjera politike. Fatkeqėsisht, pjesmarrja e organizatave tė shoqėrisė civile ėshtė pėrdorur pėr tua dhėnė kėtyre proceseve njė maskė tė vlerave tė mirėfillta dhe tė pjesmarrjes qytetare. Kjo maskė u gris nga tragjeditė e Marsit 2004. Tensionet etnike nga konfliktet e pazgjedhura vetėm sa shtohen nga kriza ekonomike dhe shoqėrore nė Kosovė. Korrupcioni dhe joefikasiteti i institucioneve ndėrkombėtare dhe vendore vetėm i shton njė ofendim lėndimeve qė po i psojne qytetarėt e Kosovės. Ngjarjet e Marsit u karakterizuan si njė alarm pėr tė gjithė. Fatkeqėsisht, udhėheqėsit nė Kosovė vazhdojnė tė ndjekin tė njejtat politika dhe veprime si mė parė. Kėsaj here janė duke e bėrė kėtė me sy tė hapur duke i ditur rreziqet shume mirė. Si duket do tė na mbetet ne qytetarėve tė Kosovės qė ti korrim tė njejtat rezultate tragjike. Nėn kėto kushte, tė marrėsh pjesė nė kėso konferenca dhe strategji ėshtė tė jesh sė paku bash-fajtor pėr rrena dhe shkelje tė detyrės. Nė Forum, ne jemi tė pėrbetuar se Marsi 2004 ishte hera e fundit qė do tė dalim para qytetarėve tanė dhe tė mundohemi tu ofrojmė ngushllime pėr viktimat e tyre me fjalė tė kota. Ne e ndajmė pėrgjegjėsinė pėr dėshtimet tona vetėm pėr aq sa kemi pėrgjegjėsi dhe mundėsi pėr tė vepruar. Megjithatė, pėrgjegjėsinė pėrfundimtare e kanė ata qė ēdo zgjedhje e kėrkojnė votėn tonė duke na rrejtė tė gjithve se do tė punojne pėr ti zgjedhur problemet tona. Rezultatet e punės sė tyre shihen qartė dhe i dimė shumė mirė ne qytetarėt e Kosovės. Jetėmir Balaj ėshtė Drejtor Ekzekutiv OJQ the Forum misioni i tė cilės ėshtė ti fuqizoj tė rinjtė e Kosovės qė tė japin kontributin e tyre zhvillimit tė shoqėrisė nė Kosovė. Ju lusim dhe inkurajojmė tė gjithve qė komentet dhe vrejtjet e juaja ti dėrgoni nė jet@ipko.org. Artikulli i njėjtė ėshtė publikuar edhe nė tė pėrditshmen Koha Ditore, me 7 qershor, 2004. |



