for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > In Depth>Intervista skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
30 Gusht 2008

Vaso: "Shoqerite multietnike realitet qe kerkon koha"

Ē'mund tė na thoni pėr situatėn politike aktuale nė Shqipėri nisur nga acarimet e fundit qė po vėrehen si dhe nė partinė tuaj?

Mendoj se Shqipėria ėshtė ende nė momentet ku kėrkon tė integrohet ne strukturat evropiane dhe pikėrisht tani po bėhen gabime tė dukshme dhe konflikte tė panevojshme tė cilat nuk sjellin asgjė pozitive.Eshtė momenti qė partitė politike tė lėnė mėnjanė konfliktet pėr interesa individuale dhe tė ulen sė bashku pėr t'i shėrbyer reformave qė kėrkon integrimi.Luftėn pėr pushtet le ta zhvillojnė vetėm kur tė vijė koha e zgjedhjeve. Duke u ndalur konkretisht tek PBDNJ, mund tė them se ajo ka dhėnė njė kontribut tė madh nė emancipimin e politikės shqiptare duke filluar qysh nga viti 1992 kur edhe u themelua.Me punėn tonė tė pėrbashkėt, them se ia kemi arritur qė t'i bindim shqiptarėt pėr faktin se partia jonė ėshtė e shtrirė nė tė gjithė territorin e shqipėrisė, pra ėshtė mbarėkombėtare.Ajo ka patur dhe ka kurajon tė marrė nėn mbrojtje shtresat mė pak tė mbrojtura tė popullatės si dhe tė drejtat e minoriteteve, si e vetmja parti qė mbron tė drejtat e tyre.
Nė PBDNJ ėshtė i legalizuar mendimi ndryshe nėse ai ėshtė pėr progres.Por nėse nė emėr tė kėtij parimi fshihen interesa individuale, kjo nuk na dėmton ne por vetė ata qė ndėrmarrin inisiativa tė tilla. Duhet theksuar se pėrfaqėsuesit tanė nė qeveritė e kualicionit «Aleanca pėr shtetin» dhe «Aleanca pėr integrim» kanė kontribuar falė kapacitetit tė tyre tė lartė intelektual dhe njerėzor nė zbatimin e detyrave qeverisėse pa u pėrfolur pėr abuzime nė detyrė. PBDNJ ėshtė nė fazėn pėrgatitore pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005 duke analizuar njėkohėsisht edhe arritjet dhe tė metat qė u vunė re nė zgjedhjet e fundit lokale. Nė kėto tė fundit patėm rritje tė dukshme nė elektorat, gjė qė tregon se lėvizjet tona politike janė pozitive dhe progresiste.Nisur nga kjo mendoj se edhe nė zgjedhjet e 2005-sės do tė kemi pėrsėri sukses duke synuar zmadhimin e grupit tonė parlamentar.

A mendoni se kualicioni «Aleanca pėr Integrim» do t'i fitojė edhe kėto zgjedhje?

Mendoj se ky kualicion po bėn pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar qeverisjen nė tė gjitha fushat megjithė vėshtirėsitė ekonomike tė vendit. Mendoj se zgjedhjet i kemi tė fituara pasi pėrballė kemi njė opozitė tė pareformuar qė nuk garanton integrimin e vendit. Siē e dini, «Aleanca pėr shtetin» e mori vendin nė situatėn katastrofike tė 97-ės dhe gradualisht po normalizon ēdo gjė. Por kjo nuk do tė thotė se kemi arritur sa duhet atė qė kėrkon koha pasi nė rend tė ditės shtrohet integrimi i vendit.

Ju jeni edhe kryetar i Shoqatės «Moraēa-Rozafa” tė minoritetit serb e malazez qė jeton Shqipėri. Cili ėshtė opinioni juaj nė lidhje me nivelin e tė drejtave qė gėzon ky minoritet si dhe minoritetet nė pėrgjithėsi?

Edhe minoriteti etnik serb e malazez, nė fillimet e proceseve demokratike nė Shqipėri u angazhua pėr tė fituar tė drejtat e tij nė pėrputhje me ligjet dhe Kushtetutėn. Jam krenar tė pohoj se nė tė gjitha kohėrat ky minoritet ka bashkėjetuar nė paqe me popullin shqiptar duke punuar dhe luftuar pėr interesat e vendit. Vlen tė theksohet se nė trazirat e 97-ės nga minoriteti ynė nuk ka patur asnjė tė implikuar apo tė dėnuar. Kjo pėr meritė tė minoritetit tonė, pasi qeveritė e shkuara na hoqėn tė drejtėn e shkollimit nė gjuhėn amtare, na ndryshuan emrat dhe mbiemrat duke synuar asimilimin. Si kryetar i kėtij minoriteti them se ky minoritet nuk gėzon as tė drejtat mė elementare si arsimimi, rikthimi nė origjinė i emrave, mbiemrave, kombėsisė, dhe pronave kurse pėr media dhe integrim as qė bėhet fjalė. Disa minoritete gėzojnė tė drejtėn e pjesėshmė tė arsimimit ku ka vend pėr pėrmirėsime. Desha tė theksoj se tė gjithė minoritetet nė Shqipėri kėrkojnė tė drejtat e tyre nė pėrputhje me standartet dhe sė bashku me popullin shqiptar tė ecin drejt integrimit.

Ku e shihni konkretisht kontributin tuaj pėrsa i takon daljes nga situata e vėshtirė ekonomike e rajonit tė Shkodrės?

Tė gjitha qeveritė kanė menduar pak pėr Shkodrėn, kjo edhe pėr paaftėsi tė pushtetarėve vendorė dhe partive politike tė cilat nuk janė bashkuar kurrė pėr interesat e qytetit tė tyre. Pėrsa i takon kontributit tim, shkodranėt e dinė mirė se kam kėrkuar i pari hapjen e pikave tė reja doganore dhe lėvizjen e lirė tė njerėzve dhe mallrave. Kėshtu, tregėtia rajonale do tė njohė njė impuls tė rime heqjen e doganave ndėrmjet Shqipėrisė dhe Serbisė e Malit tė Zi. Po kėshtu, rivendosja nė punė e hekurudhės Shkodėr-Podgoricė dhe ndėrtimi i koridorit Veri-Jug e mė tej nė Evropė do tė krijojė njė frymėmarrje tė mjaftueshme pėr Shkodrėn.

Si e shihni angazhimin e qeverisė pėr tė drejtat e minoriteteve?

Vėrejtjet e Kėshillit tė Evropės janė marrė nė konsideratė nga qeveria shqiptare. Pėr kėtė qėllim jemi ftuar vitin e kaluar nga ministria e Jashtme tė gjitha minoritetet ku na janė dorėzuar kėto vėrejtje nė gjuhėt pėrkatėse amtare. Njėkohėsisht ėshtė marrė angazhim qė minoritetet do tė gėzojnė tė drejtat e tyre tė ligjshme.
Sipas nenit 20 tė Kushtetutės, minoritetet gėzojnė tė drejta tė plota si shtetasit shqiptarė.Ky kusht ėshtė vendosur edhe pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė marrėveshjen e Asocim-Stabilizimit nė BE.
Shpresoj se ka ardhur momenti qė qeveria tė mendojė seriozisht pėr zgjidhjen e tė drejtave tė minoriteteve pasi ato luajnė rol tė rėndėsishėm nė frymėn e fqinjėsisė sė mirė. Sot, ekzistenca e shoqėrive multietnike ėshtė njė realitet qė kėrkon koha.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel