for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Arkiva e lajmeve skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
21 Nėntor 2008

Tragetet, kaosi nga Durrėsi nė Vlorė

Kaosi i emigrantėve, i krijuar nė portin e Durrėsit, pėr shkak tė shitjeve tė biletave mbi kapacitetin, por dhe nga fluksi i madh i pasagjerėve, ėshtė zhvendosur dje nė portin e Vlorės. Rreth 1500 pasagjerė kanė udhėtuar nga Durrėsi pėr nė Vlorė, pas kontakteve tė agjencive respektive kosovare, por janė detyruar tė qėndrojnė aty (nė Vlorė) pėr 12 orė me radhė, pėr shkak tė burokracive, sipas pasagjerėve. Sipas pasagjerėve kosovarė, orėt torturuese tė pritjes pėr tė lundruar drejt vendeve perėndimore ku ata jetojnė dhe punojnė kishin nisur qė nė portin e Durrėsit, prej tė cilit ishin larguar pasi tragetet nuk kishin vende pėr imbarkimin e tyre.

Orėt e gjata tė pritjes
Fluksi i madh i pasagjerėve qė ndodhej nė portin e Durrėsit i ka detyruar agjencitė e udhėtimeve nė kėtė port qė tė lidhen me homologėt e tyre nė Vlorė. Kėta tė fundit, sipas informacioneve zyrtare, kanė pranuar qė pasagjerėt tė transportohen nė portin e Vlorės pasi dje aty fluksi i emigrantėve ka qenė i vogėl nė krahasim me atė qė ndodhej nė portin e Durrėsit. Por pas njė qėndrimi prej mėse 24 orėsh nė portin e Durrėsit, udhėtarėt kosovarė e kanė pasur tė pamundur qė tė gjejnė njė traget tė lirė edhe nė portin e Vlorės, ku u ėshtė dashur qė tė presin dhe 12 orė tė tjera. Rexhep Alia, nga Peja, pohon pėr gazetėn se kėto orė tė stėrzgjatura qėndrimi nė Shqipėri i kanė kujtuar eksodin e vitit ’99.

“Jemi nisur 48 orė mė parė nga Prishtina dhe ende nuk dihet se kur mund tė nisemi pėr nė vendet ku jetojmė dhe punojmė. Nė Durrės e pamė me sytė tanė se nuk kishte tragete tė lirė, kurse kėtu nuk na lejon burokracia”, thotė Alia. Ndėrsa pėrfaqėsuesi i agjencisė nė Durrės, Ilirian Habili, pohon se kontaktuam me tragetin “Media 5” dhe ramė dakord qė tė sillnim nė Vlorė kėtė numėr pasagjerėsh kosovarė. “Trageti u prenotua dhe sot (e diel) nė mėngjes pasagjerėt kosovarė u transportuan me autobuzė nga Durrėsi pėr nė Vlorė”, vijon mė tej ai.

Por nė portin e Durrėsit pasagjerėt kosovarė kanė kryer procedurat pėrkatėse nga policia. Ata kanė marrė vulat e kalimit dhe gjithēka tjetėr qė nevojitet nė raste tė tilla. Nisur nga kjo, autoritetet portuale tė Vlorės u kanė thėnė atyre se duhet tė kalonin nga porti i Durrėsit ku dhe kishin marrė vulat. Pas ndėrhyrjeve tė pėrfaqėsuesve tė agjencive tė udhėtarėve u ėshtė thėnė se procedurat e kryera nė Durrės duhet tė bėhen nga e para. Pėrparim Gega, pėrfaqėsuesi i agjencisė qė administron lundrimet e tragetit “Media 5”, pohon se “nuk e kuptoj kėtė veprim tė autoriteteve portuale. Si mund tė pengosh kalimin normal tė njerėzve me preteksin se vulat i kanė marrė nė Durrės dhe kalimi tė bėhet andej. Ky veprim mė shkatėrron biznesin. I paguaj normalisht taksat portit dhe shtetit, kurse pėrfaqėsuesit e shtetit e kanė kthyer portin si vend privat”,- pėrfundon ai.

Rrėmujė nė portin e Vlorės
Krahas fluksit tė zakonshėm tė udhėtarėve qė lundrojnė me tragetet qė nisen nga porti i Vlorės, rreth 800 vetė nė ditė, dje nė kėtė port ndodheshin dhe 1500 shtetasit kosovarė tė cilėt me mjetet e tyre pothuajse kanė bllokuar gjithė sheshin kryesor pėrgjatė portit, duke krijuar njė gjendje kaosi. Pėr shkak tė lodhjes nga orėt e gjatė tė pritjes njė pjesė e pasagjerėve kosovarė janė shtrirė nė lulishte, ndėrsa tė tjerė kanė qėndruar nė lokale, apo pėrpara autobuzėve, me shpresė se do tė niseshin shumė shpejt.

Mjaft pasagjerė janė irrituar dhe mė policinė rrugore, qė ka tentuar tė heqė autobuzėt nga rruga pėrreth portit, pasi ato kishin bllokuar qarkullimin. Arben Kryeziu, qė ndodhet familjarisht nė portin e Vlorės, thotė pėr gazetėn se kjo gjendje ėshtė dėshpėruese. “Shihemi si refugjatė dhe jo si njerėz qė kemi prerė rregullisht biletat pėr tė shkuar nė Europė. Kėshtu nuk mund tė bėhet turizėm. Mė mirė na leverdis tė ikim nėpėrmjet Sėrbisė”, shprehen tė irrituar pasagjerėt kosovarė.

Pėrfaqėsues tė policisė sė portit kanė pohuar se nuk pritej ky fluks prandaj dhe ėshtė krijuar kjo gjendje. Pas njė presioni nė rritje nga ana e kosovarėve, duke se drejtuesit e policisė kanė pranuar qė mbi vulat e Durrėsit tė vendoseshin dhe ato tė Vlorės dhe kėshtu pasagjerėt kosovarė kanė mundur qė tė udhėtojnė drejt vendeve ku jetojnė dhe punojnė pas njė qėndrimi prej 12 orėsh nė portin e Vlorės. Shtetasit kosovarė kanė thėnė se kėto vonesa kanė bėrė qė shumica e tyre tė humbasin dhe trenat e fundit qė disponon stacioni i Brindizit nė Itali.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel