Qeveria e Malit tė Zi i dėrgon njė notė proteste Bashkisė sė Shkodrės nė lidhje me derdhjen e ujėrave tė zeza nė liqen. Sipas saj, njė veprim i tillė bėn qė jo vetėm tė ndotet uji i liqenit, por tė zhdukė edhe disa specie tė rralla.
Nė sinkronė me kėtė notė proteste ėshtė edhe reagimi i fundit i Ndėrmarrjes sė Ujėsjellės-Kanalizimeve nė Shkodėr pėr shkak tė situatės alarmante tė krijuar nga derdhja e ujėrave tė zeza. Dhe e gjitha kjo, sepse KESH-i nuk furnizon me energji Stacionin e Pompave tė ujėrave tė zeza.
Sipas burimeve nga kjo ndėrmarrje, njė vendim i tillė pėr izolimin total tė gjithė rrugės qė tė ēon tek ura e Bunės, ėshtė marrė pasi bėhet fjalė pėr ndotjet mė tė mėdha dhe tė rrezikshme. Por kjo do tė bėhet jo vetėm pėr kalimtarėt, por dhe pėr tė apasionuarit e shumtė tė gjuetisė sė peshkut.
Kėta tė fundit, ēdo ditė, pėr orė tė tėra zėnė vend pėrbri kėsaj rruge pėr tė zėnė peshkun qė ushqehet me ujėrat e kėsaj pjese tė kthyer nė njė moēal, ku era e rėndė dhe mushkonjat tė shoqėrojnė nė gjithė gjatėsinė e saj. Pėrveē kėsaj rruge, njė tjetėr zonė e ndaluar ėshtė shpallur dhe plazhi i vogėl i Dajlanit, ujėrat e tė cilit tashmė janė prekur nga ndotja dhe infeksionet qė burojnė nga derdhja e ujėrave tė zeza nė lumė.
Ky plazh i vogėl ishte ndėr mė tė preferuarit pėr familjarėt, pėr tė argėtuar fėmijėt, pasi uji aty ėshtė i ngrohtė, jo i thellė dhe mjaft afėr qytetit. Instituti i Shėndetit Publik, duke parė shkallėn e lartė tė ndotjes, ka kėrkuar izolimin e kėsaj zonė qė nė verėn e kaluar, pasi ky ėshtė njė problem shqetėsues qė prej tre vitesh.
Sipas drejtuesve tė Ndėrmarrjes sė Ujėsjellės-Kanalizimeve, stacioni i pompave tė ujėrave tė zeza nuk arrin tė furnizohet mė shumė se dy orė nė ditė me energji, pėr shkak tė mungesės sė saj dhe tensionit jashtė parametrave tė duhura.
Qė para tre vitesh Bashkia e Shkodrės i ka paraqitur njė projekt tė plotė KESH-it pėr shtrimin e njė kablli nga nėnstacioni i Draēinit te stacioni i pompave, madje Ndėrmarrja e Ujėsjellėsit ka afruar dhe mjetet pėr kryerjen e punimeve, por KESH-i asnjėherė nuk iu pėrgjigj kėsaj kėrkese, duke izoluar nga ujėrat e zeza pjesėn mė tė bukur nė hyrje tė qytetit.
Sipas nėnkryetarit tė Bashkisė sė Shkodrės, Rudolf Rasha, situata ėshtė tejet dramatike, pasi nga mosfunksionimi i stacionit tė pompave, rrezikohet qė ujėrat e zeza tė dalin mbi sipėrfaqe, gjė e cila do tė ishte katastrofike pėr popullsinė e qytetit. Pėr kėtė ka reaguar dhe qeveria e Malit tė Zi, por pėrmirėsimi i kėsaj situate duket se ėshtė shumė larg. Mungesa e njė pėrgjigjeje nga ana e Koorporatės Energjitike Shqiptare ka bėrė qė liqeni tė ndotet nga shkarkimi i ujėrave tė zeza. Nga ana tjetėr, Bashkia dhe Ndėrmarrja e Ujėsjellės-Kanalizimeve marrin vetėm ankesat e qytetarėve dhe tė shteteve fqinjė, pa mundur t“u kthejnė asnjė lloj pėrgjigjeje.
Stacioni, dikur "objekt i veēantė"
Stacioni i Pompave, i cili ndodhet nė hyrje tė qytetit, ėshtė ndėrtuar qė nė vitet “80. Sipas Hilmi Kurtit, punonjės pranė kėtij stacioni, gjatė periudhes sė funksionimit normal tė stacionit, ai furnizohej me dy linja tė tensionit, pasi konsiderohej objekt i rėndėsisė sė veēantė. Pėr kėtė, asnjė ēast nuk duhej t“i mungonte energjia. Ndėrsa sot, ndodh krejt e kundėrta: mė shumė pa energji se me tė. "Edhe kur kemi energji, tensioni ėshtė aq i ulėt, saqė pompat nuk punojnė. Nga mosfunksionimi i kėtyre pompave, ujėrat e zeza qarkullojnė me rrjedhje tė lirė, duke u derdhur nė liqen, nė njė kohė qė ato duhen tė derdhen 2 km larg". Sipas Kurtit, mjafton njė pengesė e vogėl qė tė bllokohet qarkullimi i kėtyre ujėrave dhe ato dalin nė sipėrfaqe.
|