Standard  
  Intranet  
  Trade  
  News  

Warning: main(ezlink/user/menubox.php) [function.main]: failed to open stream: No such file or directory in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

Warning: main() [function.include]: Failed opening 'ezlink/user/menubox.php' for inclusion (include_path='/var/www/ezpublish/:/var/www/ezpublish/pear:.:/usr/share/php:/usr/share/pear') in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

0

Prodhuesit e qumėshtit formojnė shoqatėn

Konsumatorėt mund tė presin qumėsht tė cilėsisė mė tė lartė - ky ėshtė caku i grupit tė prodhuesve kosovarė tė qumėshtit. Prodhuesit e qumėshtit nga e tėrė Kosova janė takuar sot nė Prishtinė dhe kanė shpallur formimin e shoqatės sė parė kosovare tė prodhuesve tė qumėshtit me qėllim tė avancimit tė interesave tė kėtij grupi tė prodhuesve.

Njė qind e gjashtė prodhues nga e tėrė Kosova kanė marrė pjesė nė takimin inaugurues tė Shoqatės Kosovare tė Prodhuesve tė Qumėshtit (ShKPQ). Ata kanė zgjedhur 11 anėtarė tė pėrkohshėm tė bordit tė cilėt do tė fillojnė procesin e regjistrimit tė grupit si njė organizatė joqeveritare dhe do tė caktojnė agjendėn e veprimeve.

Bordi i pėrhershėm do tė zgjedhet nė qershor tė vitit 2005 pasi qė regjistrimi tė jetė pėrfunduar. Projekti i Mbėshtetjes pėr Grupet e Bizneseve tė Kosovės (KCBS), me mbėshtetjen e popullit amerikan nėpėrmes Agjencionit tė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID), do tė ofrojė ndihmėn organizative si dhe ndihmėn tjetėr nė bazė tė kėrkesės sė bordit.

Tė gjithė prodhuesit e qumėshtit, qofshin tė tillė qė kanė njė apo njėqind lopė, kanė tė drejtė t'i bashkangjiten shoqatės. Shoqata do tė punojė me autoritetet pėr tė zbatuar politikat dhe programet qė do tė ndihmojnė prodhuesit kosovarė tė qumėshtit nė prodhimin e qumėshtit tė njė cilėsie mė tė lartė.

Prodhimtaria e qumėshtit ėshtė njė sektor i madh bujqėsor nė Kosovė. Prodhimi i qumėshtit ėshtė afro 187 milionė litra qumėsht nė vit nga pėrafėrsisht 170,000 lopė nė Kosovė. Kjo pėrmbushė afėr 20 pėr qind tė kėrkesės pėr prodhime tė qumėshtit, ndėrsa pjesa tjetėr plotėsohet nga importi.

Folėsit e takimit tė sotėm thanė se prioritetet kryesore tė prodhuesit tė qumėshtit janė zhvillimi i mėtejmė i cilėsisė sė ushqimit pėr kafshė, pėrmirėsimi i praktikave higjienike nė ferma dhe shndėrrimi i kopeve pėr nevoja tė dyfishta pėr qumėsht dhe mish nė shumim pėr prodhim tė qumėshtit.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.

Kyēja
Emri i pėrdoruesit:



Rezultate

Sondazhe


Powered by eZ publish